Politika Balla flet për presidentin e ri: Për herë të parë ky proces...

Balla flet për presidentin e ri: Për herë të parë ky proces drejtohet nga PS

Nga Ballshi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai u shpreh se për herë të parë, ky proces do të drejtohet nga PS-ja.

“Procesi që Partia Socialiste për herë të parë drejton në mënyrë të drejtpërdrejtë të zgjedhjes së presidentit të Republikës pas shume vitesh do të jetë shumë transparent dhe një proces që do të ketë një standard për zgjedhjen e presidentit pas kësaj radhe.

Ne na duhet një president që të respektojë normën kushtetuese, president normal dhe mbi të gjitha një president që na bashkon. Një president që përfaqëson unitetin kombëtare. Ky do të jetë një proces që fillon prej ditës së nesërme e që do të ecim përpara. Procesi ka disa garanci dhe disa verifikime”, tha Balla.