Aktualitet Mbyllen aplikimet për vakancat në KLP, kush janë 7 prokurorët në garë

Mbyllen aplikimet për vakancat në KLP, kush janë 7 prokurorët në garë

Ka përfunduar procedura e aplikimeve për vende vakante në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Në përfundim të afatit ligjor për shprehjen e interesit për vakancat në Këshillin e Lartë të prokurorisë, bëhet me dije se kanë shprehur interes 7 prokurorë. Dy prej kandidaturave vijnë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit, ndërkohë që 5 aplikime vijnë nga Prokurorë që ushtrojnë funksionin në Prokuroritë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshë.

7 aplikantët janë në garë për tre vendet e lira që pritet të përzgjidhen në Këshillin e Lartë të prokurorisë.

KANDIDATURAT:

Moisi Duda, prokuror i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm;

Afërdita Ndoi, prokurore e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm;

Edina Kurti, prokurore në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës;

Edlira Bako, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan;

Elsa Miha prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë;

Olgert Eminaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë; dhe

Vatë Staka, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.

Për 3 (tre) pozicionet vakante në KLP, në 2 (dy) prej tyre mund të zgjidhen prokurorë të shkallës së parë, dhe në 1 (një) pozicion, mund të zgjidhen prokurorë të prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Administrata e Prokurorisë së Përgjithshme, brenda 7 ditëve nga dita kur mbyllet afati për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit përkatës, kryen verifikimin e kushteve ligjore dhe shpall kandidaturat në faqen zyrtare.