Extra Mbyllet pub-i më i vjetër në botë, ishte hapur që në vitin...

Mbyllet pub-i më i vjetër në botë, ishte hapur që në vitin 793

Një pub i cili konsiderohet si më i vjetri në Angli mbylli dyert për klientët dhe adhuruesit e birrës pasi pronari i tij shpalli falimentin.

Pub-i i mbijetoi disa luftërave dhe epidemive, por duket se koronavirusi dhe pasojat e tij e detyruan Christo Tofalli që të ulë qepenat e “Ye Olde Fighting Cocks”.

Ai tregon se bëri të pamundurën të mbante hapur këtë pub, i cili mendohet s daton që në vitin e largët 793.

Megjithatë, Tofalli shprehet se pub-i mund të hapet sërish me një pronar dhe menaxhim të ri, por që ai nuk do të jetë pjesë.