Bota Camilla do të bëhet Mbretëresha e Anglisë kur Charles të ngjitet në...

Camilla do të bëhet Mbretëresha e Anglisë kur Charles të ngjitet në fron

Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth II dëshiron që Camilla, dukesha e Cornwall të njihet si ‘mbretëresha bashkëshortore’ kur princi Charles të bëhet mbret.

Mesazhin, monarkja 95-vjeçare e dha në prag të 70-vjetorit të mbretërimit të saj të dielën, teksa falënderoi njerëzit për mbështetjen që i kishin dhënë gjatë kohës së gjatë në fron.

“Kur djali im Charles do të bëhet mbret e di që ju do t’i jepni atij dhe gruas së tij Camilla të njëjtën mbështetje që më keni dhënë mua. Dhe kjo është shpresa ime e sinqertë që, kur të vijë ajo kohë, Camilla do të njihet si Mbretëresha bashkëshortore, ndërsa vazhdon shërbimin e saj besnik”, shkroi Elizabeth në mesazh.

Mbretëresha Elizabeth nuk e kishte bërë kurrë të njohur opinionin e saj mbi këtë temë deri më tani, pavarësisht se tema është debatuar me zjarr në vend gjatë viteve.

Rrugëtimi i Mbretëreshës Elizabeth në fron nisi kur ajo ishte 25 vjeç, pas vdekjes së të atit, George VI, më 6 shkurt 1952.