Aktualitet Mbyllja e shkollave, Qeveria: Një nga prindërit, pushim deri në 23 mars

Mbyllja e shkollave, Qeveria: Një nga prindërit, pushim deri në 23 mars

Qeveria vendosi caktimin e datave 10 deri më 23 mars ditë pushimi për njërin nga prindërit kujdestar të fëmijëve.

Kjo masë reflekton atë të mbylljes për dy jave të shkollave, kopshteve e çerdheve. Nga ky vendim përfitojnë nëpunësit civilë, punonjësit e tjerë të administratës publike, në nivel qendror dhe vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore.

Në të njëjtin vendim, Këshilli i Ministrave i bën thirrje punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre, në po të njëjtat data, 10 deri më 23 mars.

Vendimi i miratuar sot nga qeveria hyn në fuqi menjëherë.