Një person humbi jetën ndërsa një tjetër është dërguar në spital në gjendje të rëndë si pasojë e detit të trazuar në zonën e Darëzezës në Fier.
Shtetasit A. A., 47 vjeç dhe F. R., 60 vjeç, të dy banues në Fier, ishin duke u larë në det, kur dallgët i tërhoqën në thellësi.
Pushuesit që ishin pranë tyre dhe më pas punonjësit e Policisë që patrullojnë në bregdet arritën t’i nxjerrin nga deti dhe i dërguan me urgjencë në ambulancën e Fierit.
60-vjeçari ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa 47-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.