Nuk mund të shprehem nëse është një sulm ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Më 19 mars do të hapet gara për Prokurorin e Përgjithshëm.
Lajmi u bë i ditur nga kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi.
Duke komentuar rreth anëtarit të KLP, Bujar Sheshi Ibrahimi tha se KLP ishte në pritje të shterimit të procedurave hetimore për Bujar Sheshin.
Nga ana e tij Ambasadori i BE-së Luigi Soreca i bëri apel prokurorëve që të aplikojnë për të qenë pjesë e strukturës së Prokurorisë së Posaçme SPAK.
Deri tani janë 11 kandidatura për SPAK ndërkohë që janë dhe 7 ditë kohë, 3 të fundit janë
1- Arben Kraja- nga Prokuroria e Përgjithshme
2- Vladimir Mara- nga Krimet e Rënda
3- Dritan Prençi-nga Krimet e Rënda