Sport Meta me kampionin e kickboxingut: Cami, ambasador i Shqipërisë

Meta me kampionin e kickboxingut: Cami, ambasador i Shqipërisë

Presidenti Ilir Meta, është njohur me projektet e kampionit botëror në sportin e kickboxing, Adriatik Cami.

Kreu i shteti e cilëson Cami si një nga ambasadorët më të mirë të Shqipërisë dhe gjithashtu frymëzues për brezat e rinj.

“Me kampionin botëror në kickboxing, “King of the Ring”, Adriatik Cami.

Suksesi ndërkombëtar i Camit, mbetet gjithmonë frymëzues për brezat e rinj. Sportistët e formatit të tij janë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në botë. I lumtur të njihem me projektet e tij për të promovuar këtë sport së shpejti në qytetin e Durrësit”, shkruan Meta në rrjete sociale.