Në “Air Albania Stadium” nuk mund të sillesh si gjetiu. Këtë mesazh ka dhënë dhe njëherë FSHF-ja, më saktë Komisioni i Disiplinës në këtë federatë, i cili ka vendosur të ndëshkojë klubet e Partizanit dhe Tiranës për sjelljet e padenja të tifozerisë përkatëse.
Dy klubet do të paguajnë gjoba të cilat do shkojnë për zhdëmtimin e 60 ulëseve të dëmtuara në impiantin e ri, pasuar dhe nga të tjera ndëshkime.
Ja vendimet, përfshirë dhe të tjera:
KF “Partizani” për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/1;65/3/a dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) Lekë.
KF “Partizani” detyrohet të dëmshpërblejë dëmtimet e shkaktuara në “AIR ALBANIA STADIUM” nga tifozeria përkatëse sipas akt konstatimit të “Qendrës Sportive Kuq e Zi”.
KF “Tirana” për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/2;65/3/a dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) Lekë.
KF “Tirana” detyrohet të dëmshpërbleje dëmtimet e shkaktuara në “AIR ALBANIA STADIUM” nga tifozeria përkatëse sipas akt konstatimit të “Qendrës Sportive Kuq e Zi”.
Zyrtari i KS Luftëtari Neritan Novi për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të Nenit 55/2 te KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
Çeljen e hetimit disiplinor për incidentet në ndeshjen Shkumbini – Dinamo.