Nuk është e lehtë të vlerësohet shpejtësia e një kafshe të zhdukur dhe vlerësimet e ndryshme mund të ndryshojnë sipas metodës së llogaritjes, shkruan revista shkencore italiane focus.it.
Sipas ekspertëve ka dy mënyra për llogaritjen e shpejtësisë.
E para është të krahasojmë shpejtësinë e kafshëve të sotme të ngjashme me dinozaurët në madhësi dhe konformacion trupor.
E dyta përfshin analizën e gjurmëve të fosilizuara duke llogaritur distancën e gjurmëve është e mundur të vlerësohet shpejtësia.
Megjithatë, për një llogaritje të saktë, është e nevojshme të dihet edhe gjatësia e këmbëve dhe nuk është gjithmonë e lehtë të gjesh kocka të fosilizuara pranë gjurmëve të këmbëve.
Më të shpejtë ishin dinozaurët mishngrënës me dy këmbë, me këmbë të holla dhe një trup të lehtë.
Midis tyre, ornitomimidët (dinozaurët me pamje të ngjashme me një struc) ndoshta arritën 70 km/h.
Më të ngadaltë do të kishin qenë dinozaurët e mëdhenj barngrënës si stegosaurus, i cili më së shumti mund të ishte në hap me një njeri që ecën normalisht (rreth 6 km/h); sauropodët e mëdhenj si Apatosaurus ka të ngjarë të lëviznin si elefantët modernë.
Për më tepër, sipas studimeve më të fundit, struktura e këmbëve të Tyrannosaurus rex nuk do ta lejonte atë të kalonte 40 km/h.
Prandaj, skena nga filmi “Jurassic Park” në të cilën dinozauri arrin një makinë që udhëton me 70 km/h, duhet të ribëhet.