Qyteti i Durresit, epiqendra e termetit te djeshem ka numrin me te madh te shtepive te demtuara nga pasojat e lekundjeve. Mes banoreve me te prekur eshte edhe Zef Bala, qe jeton ne zonen e Porto-Palermos.
Te dy shtepite e tij ne kete zone jane shembura, ndersa banesa e trete, e cila sapo ka nisur te ndertohet ka pesuar disa demtime.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, që ka inspektuar nga afër banesat e Balës, i ka kerkuar pronarit te shtepive te zhvendoset në Shtëpinë e Pushimit të MB-së, pa ndonjë gjasë që mund të kthehet më aty ku është, pasi ishte shumë e rrezikuar.
Ministri Lleshaj thotë se Zef Bala ishte më i prekuri nga dëmet që la pas tërmeti. Një dramë më vete që duhet zgjidhur. Dhe do të zgjidhet”, shkruan kreu i Ministrisë së Brendshme.