Policia e Beratit ka vënë në pranga një 25-vjeçare, pasi akuzohet për shpërndarje droge dhe prostitucion.
Policia thotë se është vënë në pranga shtetasja me inicialet R. D., 25 vjeçe, banuese në Berat.
Siç thuhet në njoftim, gjatë kontrollit të ushtruar nga policia rezultoi se drejtonte mjetin pa leje drejtimi, si dhe iu gjet në xhepin e xhupit, një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Ndërsa në banesë i janë gjetur disa doza me lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe një qese e vogël me cannabis sativa.
Ndërkohë, policia thotë se ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. D., 24 vjeç, banues në Berat, i cili ndodhej së bashku me 25-vjeçaren në makinë.
Nga hetimet dyshohet se shtetasit e mësipërm ushtronin edhe veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit, në bashkëpunim.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.