Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, duket e ka marrë seriozisht komunikimin në rrjetet sociale.
Këtë radhë Basha është shfaqur i veshur sportiv, krah të shoqes së tij Aurela. E një detaj që vihet re, është se ka vënë një kapele poshtë kapuçit.
Këtë ditë të ngrohtë pushimi, kreu i opozitës duket se ka zgjedhur ta kalojë pranë familjes duke shijuar një shëtitje.
”Ju uroj një të dielë të mbarë dhe orë të gëzueshme me njerëzit tuaj të dashur”, shkruan Basha në postimin e tij në Instagram.
Këtë fillim të 2020 Basha duket se ka ndryshuar tërësisht qasjen që kishte ndaj rrjeteve sociale, duke u munduar të nisë një fushatë për përmirësimin e imazhit të tij.
Ai ka organizuar disa rubrika të caktuara shoqëruar me hashtagun #potëdëgjoj, ku shfaqet duke trokitur në dyert e qytetarëve, në biznese apo u kërkon qytetarëve që t’i bëjnë pyetje.