54-vjeçarja Marjana Gjini është arrestuar në flagrancë pasi po lëvizte me makinë brenda së cilës u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, në afërsi të një shkolle të mesme në Mamurras.
Droga ishte e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje.
54-vjeçarja banuese në Kurbin u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.