Kompania e studimit “Adam & Eve”, pyeti rreth 1000 të rinj (mbi moshën 18 vjeç), se si preferonin të bënin seks gjatë natës.
Gati gjysma (48%) e të pyeturve thanë se preferonin variante të ndryshme ndriçimi në dhomën e gjumit.
10% preferojnë t’i mbajnë dritat ndezur, ndërkohë që 41% preferojnë t’i fikin.
Pasi kompania e shpërndau edhe në “Facebook” diskutimin, rezultoi pothuaj e njëjta shpërndarje: 40% për variante të ndryshme (herë me dritë, herë pa të, herë me pak dritë), 40% preferojnë t’i fikin dritat dhe 20% preferojnë t’i mbajnë ndezur.
Bazuar në rezultatet e anketës, edhe pse të çuditshme, e njëjta kompani pyeti se pse shumica preferonin errësirën dhe a nuk është më mirë ta shijonin trupin e partnerit në dritë gjatë raportit seksual?
Brenda këtij diskutimi u bë pjesë edhe Dr. Kat Van Kirk, eksperte seksi.
Ndër të tjera, ajo tha se është mirë që trupin e partnerit ta kesh në qendër të vëmendjes, pra në dritë.
Ajo shpjegoi se dëshira për të bërë seks në errësirë ka të bëjë më shumë me pasigurinë, sidomos të femrave, kur e shohin veten të zhveshur, mendojnë se partneri nuk do t’i pëlqejë.
Kjo është krejtësisht e natyrshme, tha Kirk, por për ta luftuar këtë ndjenjë që është gjithmonë e pranishme, sugjerohet një ndriçim i ulur për të ndryshuar gjendjen, pra jo në errësirë të plotë.
Kjo do të thotë që në dhomë të mbani qirinj të ndezur, ose çdo gjë tjetër që ndriçon pak e bën hije. Kjo mënyrë do t’ju ndihmojë shumë, vërtet.