Një shtetas kanadez ka përfunduar dje në pranga pasi ka tentuar të përdhunojë një vajzë minorene nga Hungaria.
Ngjarja ndodhi në lagjen 13 në Durrës, ku mësohet se 50-vjeçari prej disa ditësh ndodhej në Durrës me pushime.
Vajza hungareze ka qenë gjithashtu me pushime me familjen në qytetin bregdetar.
Si ndodhi ngjarja
Shtetasi kanadez i kishte kërkuar vajzës t’i tregonte se ku ndodhej vendi që ai do të shkonte, duke qenë se ajo dinte të fliste anglisht.
Pasi qëndruan për disa minuta bashkë, ai i kishte kërkuar ta shoqëronte deri tek një apartament, sepse druante se mund të humbte rrugën. Me shumë mirësjellje, vajza e kishte shoqëruar deri pranë apartamentit që ndodhet në një nga pallatet e zonës së plazhit të Durrësit.
Por në momentin që kishën mbërritur pranë këtij pallati (që është edhe zonë disi e fshehur), 50-vjeçari i ka kërkuar ta shoqëronte deri tek apartamenti. Vajza kishte refuzuar të ngjitej bashkë me 50-vjeçarin në apartament, por ai e kishte kapur për dore duke përdorur forcë për ta futur në hyrjen e pallatit.
Në këtë moment, vajza ka bërtitur duke u kërkuar ndihmë disa banorëve të zonës, të cilët janë afruar me shpejtësi dhe kanë kapur për ta rrahur shtetasin kanadez.
Pasi u arrestua, 50-vjeçari ka mohuar të ketë kryer këtë tentativë, duke deklaruar se vajza e ka keqkuptuar pasi nuk kishte për qëllim ta përdhunonte.
“Nuk është absolutisht e vërtetë. Unë i kërkova të më shoqëronte dhe në momentin që mbërrita në destinacion e falenderova duke e përqafuar. Ky gjest u keqkuptua nga vajza dhe bërtiti duke kërkuar ndihmë. Kjo është e gjitha. Në momentin që vajza bërtiti u afruan disa qytetarë dhe më qëlluan”, mësohet të jetë shprehur 50-vjeçari.