Me këtë fjali emocionoi sallën e Sanremo-s, Rula Jebreal, gazetarja e njohur gjatë monologut të saj kundër dhunës së grave.
“Nesër, më pyesni si ishin veshur prezantueset e Sanremo-s, pyesni edhe si ishte veshur Jebreal, por të mos pyetet më kurrë një grua si ishte veshur ditën që e përdhunuan. Të mos pyetet më kurrë! Nëna ime, Nadia, kishte frikë nga kjo pyetje dhe nuk ja doli dot, si shumë gra të tjera. Ne s’duam të kemi më frikë. Nuk duam të jemi më viktima, jetime, një aksesor apo një kuotë.
Unë ja kam borxh nënës sime, ia kam borxh vetes. Ia kemi borxh vajzave tona dhe atyre vogëlusheve atje jashtë. S’mund të lëmë më askënd të na heqë të drejtën për të fjetur me një përrallë. Ne gratë, duam të jemi të lira në hapësirë, në kohë. Duam të jemi të heshtura, të bëjmë zhurmë. Duam të jemi kjo që është tani: Muzikë!”- kështu e mbyll Rula monologun që i bëri njerëzit të mbanin frymën për minuta me radhë.
Mes të tjerash, analistja tregoi se fëmijërinë e saj e ka kaluar me shumë dhimbje: “Jam rritur në një jetimore me vogëlushe të tjera. Çdo natë tregonim nga një histori dhe të gjitha, ishin përralla të trishta. Tregonim historinë e nënave tone, të dhunuara, të përdhunuara, të torturuara…”
Fillimisht, pjesëmarrja e Rula Jebreal nuk u mbështet nga një pjesë e mirë e italianëve.
Deklaratat e saj të mëparshme, në të cilat i quante italianët racistë nuk u pritën mirë, por sot, thuajse të gjithë mediat italiane kishin në kryefaqe monologun e mbajtur dje në Sanremo.