Rritja e temperaturave duket se do të ndikojë pozitivisht në luftën kundër koronavirusit. Ish-ministri Edmond Panariti tha në “Facebook” se për këtë çështje është kryer një studim nga shkencëtarë të Harvard.
Sipas tij, ata kanë arritur në përfundimin se përhapja e koronavirusit ndikohet nga lagështia dhe temperaturat.
“Një studim i kryer nga një grup shkencëtarësh të rajonit të Guanxhout dhe Harvard School of Public Health, dëshmon se dinamika e përhapjes së koronavirusit ndikohet ndjeshëm nga faktorët klimatikë si temperatura, lagështia. Ky studim ka marrë në shqyrtim të gjitha rastet me koronavirus të shfaqura globalisht, përfshirë edhe rastet në mbi 400 qytete në Kinë që nga data 20 Janar deri në 4 Shkurt. Keto të dhëna epidemiologjike, janë modeluar krahasuar dhe përpunuar në mënyrë kompjuterike me treguesit meteorologjikë të këtij harku kohor në zonat përkatëse.”
Edmond Panariti tha se studimi ka gjetur se në temperaturën 8.72 gradë Celcius koronavirusi shënon rënie.
“Ka dalë një e dhënë mjaft interesante! Numri i rasteve të infeksionit me koronavirus është rritur në mënyrë lineare me temperaturën e mjedisit deri kur ajo ka shënuar vlerën 8.72 gradë Celsius. Por me rritjen e mëtejshme të temperaturës së mjedisit, numri i rasteve ka shënuar rënie. Por në studim thuhet se vetëm temperatura dhe ndryshimi i motit, pa masat parandaluese të forta nuk do të mund ta kontrollojë e vetme infeksionin.”
Edhe shefja e Epidemiologjisë, Eugena Tomini tha se ka shpresë që me ngrohjen e temperaturave koronavirusi të pësojë rënie.