Të paktën dy persona dyshohet se morën pjesë në ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj, këtë të mërkurë në Shëngjin.
Ngjarja e rëndë ndodhi një kompleks turistik që ndodhet në hyrje të Shëngjinit, në pronësi të biznesmenit 51-vjeçar, një emër i njohur në zonë.
Autorët, të cilët dyshohet se lëviznin me motor, kanë hyrë në ambientet e lokalit ku ndodhej viktima dhe kanë qëlluar me pistoletë me silenciator në drejtim të tij.
Autorët raportohet se mbanin në kokë skafandër dhe se qëlluan të paktën 7 herë në drejtim të 51-vjeçarit.
Si shkaqet ashtu sikurse autorët e këtij ekzekutimi mafioz mbeten të paqarta.
51-vjeçari rezulton se ka disa biznese në zonën e Lezhës. Ai po ashtu ka qenë pjesë e politikës, si anëtar i Këshillit Bashkiak të këtij qyteti, por edhe si kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021 në radhët e PSD.