Ata njihen si më të mirët e më të mirëve.
Bëhet fjalë për njësitin special amerikan, SEAL. Së fundmi ata janë parë në Tiranë në kuadër të një stërvitje.
“Skuadra e SEAL (Sea, Air, and Land Teams/Ekipet e Detit, Ajrit dhe Tokës) e Flotës së Shteteve të Bashkuara bëri një stërvitje të përbashkët luftimi me Forcat Speciale Shqiptare në fshatin e stërvitjes urbane në bazën e Forcave Speciale dhe Komando, në rrethinat e Tiranës.
Kjo mundësi 2 javore shërbeu si një trajnim për forcat shqiptare përpara nisjes së tyre në Afganistan, si pjesë e misionit të NATO-s”, njofton ambasada amerikane në Tiranë.
Këto forca speciale janë ndër trupat më të mirë-trajnuara në botë, e kanë sfiduar vdekjen që nga vitet ‘60. Të ashtuquajturit “the SEAL” (Sea, Air, Land) Det, Ajër, Tokë, ata u krijuan në vitin 1961 nga Presidenti John Kennedy, i cili e nuhati nevojën për një luftë nën rrogoz në konfliktin në Vietnam.
Më vonë, skuadra SEAL filloi të operonte në kombet e Azisë Juglindore. Në radhët e tyre ishte dhe senatori amerikan Bob Kerrey i Nebraskas, i cili shërbeu për skuadrën SEAL në Vietnam nga viti 1966-1969. Ai u vlerësua me çmimin “Zemra e Lejlajtë”, një “Yll Bronzi” dhe “Medalje Nderi” për shërbimet e tij.
Që në atë kohë skuadra SEAL ka operuar në zonat kryesore ku ka konflikt, përfshirë Gjirin Persik, Bosnje, Afganistan e Irak, si dhe në operacione strategjike në Granada dhe Panama.
E njëjta skuadër që vrau Bin Laden-in u përfshi edhe në kapjen e suksesshme të anijes së piratëve somalezë në prill të vitit 2009.