“Shefi i Kremlinit ka dërguar në Beograd specialistin e tij që të përcjell situatën e sigurisë. Kjo ngritje në nivel më të lartë vjen pas kërcënimeve nga Prishtina”.
Këto janë rreshtat e parë të një artikulli të gjatë që e përditshmja serbe “Kurir” ka botuar ditën e sotme. Sipas tyre presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka dërguar në Serbi një njeri të besuar, pjesë e Gardës Kombëtare, e njohur si “Luanët e Putinit”.
“Kurir” thekson se ai ka kompetenca që operativët e vetë t’i konfrontoj me veprimet e shërbimeve amerikane, angleze dhe gjermane (CIA, MI6 dhe BND) kundër interesave të Serbisë dhe popullit serb, ndaj shërbimeve inteligjente të Perëndimit u është futur frika.
Sipas gazetës, njeriu i Putinit në secilin moment mund të tërheq dhjetëra operativ tjerë.
“Në radhët e CIA, MI6 dhe BND është një hutim i përgjithshëm, tentojnë pa sukses të zbulojnë identitetin e njeriut të Putinit. CIA me seli në Budapest në Evropë pas një pune operative erdhi deri tek të dhënat se për cilin person bëhet fjalë, që është pjesëtar i Gardës Kombëtare (që quhen “luajt e Putinit”)”, thotë një burim i “Kurir”.
Sipas këtij burimi “në kohën kur kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj zakonisht vringëllon me armë edhe kërcënime për ndërhyrje në veri, ku jetojnë me situatën”.
“Pas kësaj Haradinaj vështirë se guxon t’i afrohet Veriut. Përndryshe specialisti rus ka detyrë të komandoj një numër të madh të informatorëve zbulues që do i ofrojnë secilën ndihmë Patriarkut Irinej, presidentit Vuçiç, shefit të diplomacisë Daçiç dhe presidentit Dodik me qëllim të ruajtjes së interesit të Serbisë dhe popullit serb”, theksohet në artikull.
Anëtari i Asociacionit Botëror të shefave të policisë Marko Nicoviç mendon se një angazhim i këtillë i “luanit” të Putinit ka rëndësi të veçantë për Serbinë.
“Kjo është ndihmë e madhe shtetit tonë. Kjo është njësi elite që në Turqi ka arrit të evitojë grusht shtetin dhe likuidimin e presidentit Rexhep Taip Erdogan”, thotë ai. Ndërsa komentuesi politiko-ushtarak Vlada Raduloviç thotë se është fakt se Ballkani është interesant në çështjen e sigurisë si për Lindjen edhe për Perëndimin.
“Interesat e tyre konfrontohen dhe nuk është çudi që Moska në këtë situatë të komplikuar dhe rrethanat në Kosovë të dërgoj operativin special”, shton ai.