Anadolu Agency i ka kushtuar një reportazh ndërtimit të Xhamisë në Namazgjasë në Tiranë, duke shkruar se ajo po financohet nga Fondacioni Diyanet Turkey (TDV) në bashkëpunim me Administratën Shtetërore të Turqisë për Çështjet Fetare, e që do të hapet deri në fund të vitit.
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ishte gjithashtu i pranishëm në gurin e themelit në 2015, dhe siç u tha nga TDV, është xhamia më e madhe në Ballkan – thuhet në reportazh.
70% e punimeve janë përfunduar.
Nisma për ndërtimin e kësaj xhami u shfaq që në vitet 1990 dhe u jetësua vetëm në vitin 2015. Planifikohet që punimet të përfundojnë deri në fund të vitit.
Kompleksi i xhamisë, veç vendfaljes do të ketë gjithashtu dhoma pune, një bibliotekë, një qendër kulturore, parking, një sallë ekspozitash, një kafene dhe një sallë konferencash. Pranë xhamisë do të ndërtohet dhe një muze.
Xhamia do të jetë në gjendje të nxë në të njëjtën kohë rreth 5,000 besimtarë, ose 10,000, duke përfshirë hapësirën e jashtme.
Në Tiranë në vitet 1950 kishte 40 xhami, dhe sot ka 18 – shkruan AA, që ofron dhe pamje të saj.