Romanca mes Prince Harry dhe Meghan Markle pushtoi të gjitha faqet rozë vitin e kaluar. Një dokumentar i ri ka treguar se vëllai i madh, Prince William nuk ishte dakord që marrëdhënia e tyre të ecte aq shpejt. Thuhet se kjo gjë ka ndikuar në raportet mes vëllezërve duke shkaktuar zënka në familjen mbretërore
“William ishte mjaft i shqetësuar se marrëdhënia e tij po ecte shumë shpejt. Dhe duke qenë i afërt me Princin, në fakt ishte i vetmi që mund t’i thoshte Harry-t, ‘Duket se gjërat po lëvizin shumë shpejt, a je i sigurt?’”, tha eskperti Katie Nicholl.
Ai shtoi se Princi Harry është i dashuruar kokë e këmbë me bashkëshorten dhe e konsideroi këshillën si një kritikë dhe nuk dëshironte që ata të ishin bashkë.
Asnjë anëtar i familjes mbretëtore nuk ka reaguar ende për këtë dokumentar.