Të jesh pjesëtar i një prej familjeve mbretërore më të pushtetshme në botë do të thotë të ndryshosh katërcipërisht mënyrën e të jetuarit, dhe t’i përshtatesh një sistemi strikt rregullash e sjelljesh.
Lady Diana dhe Kate Middleton do të ishin të parat që do “t’i nënshtroheshin” një ndryshimi rrënjësor për të qenë të denja për statusin e ri mbretëror.
E njëjta gjë po ndodh edhe me Meghan Markle, të cilës tashmë i duhet të heqë dorë nga karriera e saj si aktore dhe showgirl, shtëpia në Kanada, madje dhe nga qentë e saj, si dhe nuk do të shkruajë më në blogun “TheTig.com” pasi sipas familjes mbretërore nuk është e hijshme për të.
Por, mesa duket Meghan ka zgjedhur të vendosë edhe ajo “regullat e saj të lojës”.
Për të rivendosur balancën në çifti, ajo i ka kërkuar Princit Harry gjithashtu vendosi të heqë dorë nga diçka në emër të dashurisë për të.
E gjeni vallë çfarë është? Duhani.
Sipas një burimi të afërt me çiftin, Meghan është shprehur se ky zakon është i dëmshëm për shëndetin e tij.
Kohët e fund,it rezidencat mbretërore janë bërë “zona jo-duhanpirës”, përveç Clarence House, kështu që nëse Harry dëshiron të pijë një cigare nuk ka nevojë të nxjerrë kokën në dritare, por mund të shkojë në shtëpinë e të atit, Princit Çarls.