Melania dhe Trevor janë nga Kolorado dhe të përbashkët kanë pasionin për aktivitetet në ajër të pastër.
U takuan rastësisht gjatë një stërvitjeje dhe prej atëherë nuk ndahen, kanë vijuar aventurat duke u ngjitur edhe në male.
Melanie Knecht ka 29 vjeç dhe është prekur nga një defekt i lindur në shtyllën kurrizore dhe që në lindje ka ecur në karrige me rrota.
Trevor Hahn është 42 vjeç dhe prej 5 vitesh humbi shikimin për shkak të një glaucome. Së bashku kanë nisur ekskursionet në male. Trevor e mban në shpinë Melanian.
“Ai ka këmbët, unë sytë dhe boom! Së bashku bëjmë një skuadër ëndrrash” shpjegon 29 vjeçarja.
Të dy kanë një faqe instagrami ku publikojnë aventurat e tyre dhe aty kanë deklaruar se sfida e radhës do të jetë të ngjisin një mal mbi 4 mijë metra të lartë.