I kënaqur trajneri i Tiranës Ardian Mema pas fitores që Tirana e tij arriti me shifrat 2-0 ndaj Flamurtarit të Dajës në ndeshjen e parë të raundit të 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë. Në intervistën e tij për Supersport, numri 1 i stolit të bardhebluve theksoi se Kupa e Shqipërisë është opsioni i vetëm për Tiranën për të shkuar në Europë.
Fitore e rëndësishme, sa fiton Tirana nga kjo ndeshje?
Aspekti psikologjik është i pari. Me këtë ndeshje ekipi e ka filluar mirë. Ka problem prapë, futboll i tillë është. Ekipi është në moment të mirë. Ka specifikën e vet. Për fillimin këtij viti jam i kënaqur.
Sa i kënaqur?
Mendoj se ekipi ka bërë hap të sigurt drejt kualifikimit. Golat u bënë edhe me fat, por që patëm edhe mundësi të tjera. Vlora është ekip i fortë.
Mema-Ngo?
E kam sqaruar, por që unë jam trajner dhe luan ai që është në formë.
Objektiv Kupa?
Kupa të çon edhe në Europë, ndoshta mund të jetë kjo rrugë që do na çojë në Europë. Duhet të jemi më këmbëngulës akoma dhe do t’ia dalim.
Merkato?
Këto ditë presim të reja.