Larje hesapesh dhe trafik narkotikësh. Këto janë dy pistat që po hetojnë autoritetet greke për vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar në Athinë mbrëmjen e djeshme.
I riu që u qëllua me 4 plumba një mbrëmje më parë njihej në rrjete sociale me emrin Keli Dejavu dhe është me origjinë nga Tepelena.
Mësohet se 39-vjeçari ishte menaxher i lokalit “Dejavu” në Athinë, prej së cilës ka vendosur dhe emrin në rrjete sociale. I riu kishte shumë miqësi me këngëtarë shqiptarë të cilët i ftonte herë pas here të performonin në lokalin në Athinë.
Siç shihet edhe nga fotot, duket se Keli ka pasur miqësi dhe me aktorin e njohur shqiptar, Sejfulla Myftarin ose siç njihet me emrin e artit, “Cekja i Beratit”.
Disa orë përpara se të ekzekutohej, 39-vjeçari ka qenë duke drekuar me miqtë e tij në një lokal në Athinë ku performonte për shqiptarët këngëtari Renato Jaho.
Autorët kanë qenë duke lëvizur me një mjet ti “Toyota Yaris” dhe kanë hapur zjarr ndaj 39-vjeçarit. Ai është qëlluar me 4 plumba në kokë dhe në pjesën e barkut. Sipas mediave greke, shqiptari është arrestuar më parë për trafik droge.