Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar projektligjin për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit nga një fondacion privat, si një akt korruptiv të pashembullt.
Në një deklaratë për mediat nga ambientet jashtë Kuvendit, Berisha u shpreh se nuk do lejojë kryeministrin Edi Rama që ta trajtojë Parkun e Butrintit si plaçkë.
Ndër të tjera, Berisha tha se në planin e menaxhimin është parashikuar edhe shpërbërja e parkut.
“Mbrojtja e Butrintit është imperativ për çdo shqiptar. E garantoj Edi Ramën se nuk do mundet të sillet e Butrintin sikur të ishte plaçkë, është pronë e shqiptarëve, një nga pasuritë më të çmuara kombëtare. Ata që kanë parashikuar shpërbërjen e parkut dhe kanë përdorur një plan menaxhimi për këtë qëllim, kanë parashtruar programin e një akti korruptiv të pashembullt”, deklaroi ish-kryeministri.
Parku Kombëtar i Butrintit pritet të administrohet nga një fondacion që do të krijohet në bashkëpunim të qeverisë shqiptare me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.