Në episodin e famshëm të “Friends”, “The One After the Superbowl”, – ku u shfaqën Brooke Shields, Chris Isaak dhe Jean Claude van Damme – Julia Robert mund të kishte munguar, nëse nuk do të ishte këmbëngulja, e çuditshme, e Matthew Perry-t.
Në një intervistë për Hollywood Reporter, producentët treguan se ishte Perry, me ndihmën e stafit, që bindi Julia Robert.
“Matthew i kërkoi asaj të ishte në shfaqje. Ajo i shkroi, ‘Më shkruaj një letër për fizikën kuantike dhe do të vij’. Ai u largua, shkroi një letër dhe ia nisi me faks të nesërmen”, tha producenti ekzekutiv Kevin Bright.
Alexa Junge, skenariste, u shpreh se aktorët mund të jenë takuar para episodit, pasi kishte një interes nga ana e Julia Robert.
“Kishte flirt te komunikimi në faks. Ajo e pyeste për gjëra të tipit, ‘Pse duhet të dal me ty?’. Të gjithë skenaristët e ndihmuam që t’i shpjegonte pse. Ai mund t’ia dilte shumë mirë edhe pa ne, por s’kishte diskutim që ishim në krahun e tij”.
Në fakt, komunikimi funksionoi. Julia Roberts dhe Matthew Perry patën edhe një romancë të shkurtër në vitin 1996, në të njëjtin vit kur u shfaq episodi, të cilën e mbajtën private.