Plastika e paricikluesheme është një ndër problemet më të mëdha të botës. Gjatë 12 muajve të fundit, shkalla e ndotjes në oqeane është rritur ndjeshëm. Parashikimet tregojnë se ende nuk do të bëhet gjë për ta ndaluar këtë ndotje, kështu që mund të themi se deri në vitin 2050, në oqeane do të ketë më shumë mbetje plastike sesa peshq. Më shumë se 8 milionë mbetje plastike përfundojnë në oqeane çdo vit. Ndërkohë, prodhimi plastik vazhdon të përshpejtohet dhe mendohet të kapërcejë rreth 40 % të shifrës momentale të prodhimit, gjatë 10 viteve të ardhshme, por konsumatorët mund ta ndryshojnë këtë fenomen. Përgjithësisht supermarketet përdorin 1 milion tonë plastikë në vit, por kompanitë janë të vetëdijshme se nëse klientët ndërgjegjësohen dhe kuptojnë se riciklimi i plastikës është i nevojshëm ata do të humbasin shumë para.
Të anketuarit nga “The Guardian” në Angli, thanë se ishin shumë të shqetësuar për riciklimin e plastikës.
Më shumë se gjysma e tyre u shprehën se duhet të krijojnë fushata sensibilizimi për këtë fenomen. Në Australi, presioni publik bëri të mundur që shumë supermarkete të hiqnin dorë nga qeset plastike. Prodhimi i plastikës përdor burime të mëdha që kërkon rreth 12 milion fuçi naftë, për të bërë 100 bilion qese plastike të përdorura çdo vit vetëm në Shtetet e Bashkuara.
Gjatë vitit të kaluar, disa super markete britanike kanë eliminuar produktet plastike, duke u bërë shembull për të gjithë botën, ndërsa Islanda ka premtuar të eleminojë produktet plastike për pesë vjet.
Por çfarë mund të bëni për të reduktuar mbetjet plastike dhe për të ushtruar presion mbi supermarketet dhe prodhuesit që të rrisin sasinë e plastikës së ricikluar në prodhimet e tyre?
Filloni që nga shtëpia juaj. Eliminoni të gjitha objekte plastike dhe zëvendësojini ato me objekte qeramike, druri ose alumini. Gjithashtu, përpiquni të përdorni vetëm objekte të cila përbëhen nga plastika e riciklueshme.
Vetëm në Shtetet e Bashkuara, çdo vit prodhohen rreth 1 bilion furça dhëmbësh plastike, duke krijuar rreth 50 milionë mbetje plastike të pa riciklueshme, kështu që mundohuni të përdorni furça dhëmbësh të cilat janë krijuar nga druri i bambusë.
Qeskat që blini zakonisht në supermarkete, zëvendësojini me çanta prej letre ose cope.
Produktet ushqimore si makarona, orizi, thjerrëza dhe shumë të tjera përpiquni t’i blini në kavanoza qelqi për të shmangur blerjen e produkteve të mbështjella me qese plastike.
Mundohuni të përdorni lodra prej druri për fëmijët tuaj.
Përdorni një filxhan kafeje, prej balte ose qeramike.
Mos përdorni mjete servirje plastike, si pirunë, pjata, thika dhe tabaka.
Krijoni fushata ndërgjegjësimi me anë të rrjeteve sociale, në mënyrë që shumica e popullsisë të kuptojë se plastika e pa riciklueshme është vërtetë e dëmshme. Gjithashtu, kontaktoni herë pas here me kompanitë e prodhimeve plastike në vendin tuaj, duke i’u kërkuar të përdorin materiale të riciklueshme dhe më pak të dëmshme për mjedisin. / The Guardian/