Tottenham është rikthyer të luajë bukur dhe të arrijë rezultate pozitive. Jose Mourinho ka merita të mëdha dhe gjithçka po shkon mbarë për ekipin londinez. Merkato e janarit është në prag dhe trajneri portugez ka dy dëshira.
Të dy lojtarët luajnë në Serie A. I pari është Kalidou Koulibaly sipas ElDesmarque, një fiksim i vjetër i Mourinhos. “Special One” e donte mbrojtësin e Napolit edhe kur ishte në pankinën e Manchester United.
Një tjetër preferencë është Edin Dzeko. Bomberi boshnjak pëlqehet shumë nga Mourinho. Sipas Daily Mirror, një përfaqësues i Spurs ka ndjekur në stadium ndeshjen Verona-Roma (1-3) për të parë nga afër Dzekon.