Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel i ka dhënë fund karantinës së saj dhe është rikthyer të punojë në zyrë.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i saj Steffen Seibert.
Merkel hyri në karantinë dy javë më parë pasi ajo ra në kontakt me një mjek që më vonë u testua pozitivisht ndaj koronavirusit.
“Testi i saj i tretë për virusin rezultoi negativ”, tha një zëdhënës qeveritar për CNN të hënën, pas dy testeve të mëparshme që ishin gjithashtu negativë.