Kancelarja gjermane, Angela Merkel premtoi sot se do të luftojë deri në çastin e fundit për një dalje të rregullt të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, kryesisht për të ruajtur paqen në Irlandën e Veriut.
“E kam thënë gjithnjë, do të luftoj deri në çastin e fundit të ditës (se Brexit) që të arrijmë një dalje të rregullt”, tha ajo gjatë një konference për shtyp në kuadër të një vizite në Dublin.
Në fakt në ishullin irlandez janë ngritur shqetësime për pasojat që mund të ketë një rikthim i kufirit mes Republikës së Irlandës dhe Irlandës së Veriut në rast të një Brexit pa marrëveshje.