Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka dhënë lamtumirën Facebook-ut. Mbyllja e Facebookut erdhi përmes një videoje të postuar në median sociale. Aty Angela Merkel deklaroi: “Ju e dini, që nuk jam më kryetare e partisë CDU, dhe prandaj do ta mbyll faqen time të Facebookut.
Në të njëjtën kohë Merkel falënderoi ndjekësit e saj në Facebook për mbështetjen e madhe. “Megjithatë ju mund të vazhdoni ta ndjekin punën time si kancelare. Për këtë është përgjegjëse faqja e qeverisë gjermane në Facebook. Mbështetësit mund të më ndjekin edhe në Instagram”, u shpreh kancelarja.
Më shumë se 2,5 milionë vetë pëlqenin faqen e kancelares Merkel, që kishte lënë kështu pas presidentin Macron, i cili ka 2,3 milionë ndjekës në Facebbok, apo kryeministren Theresa May me 503.000 ndjekës. Në faqen e Facebookut të kancelares krahas punës si kancelare postoheshin edhe informacione private për politikanen 64 vjeçare.