“Me përkushtimin që e karakterizon, Christine Lagarde do të dijë të garantojë funksionimin e mirë të euros”, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel lidhur me emërimin e Lagarde në krye të Bankës Qendrore Europiane, BQE.
“Puna e saj në Fondin Monetar Ndërkombëtar ka qenë e padiskutueshme dhe mendoj se ka një përvojë të madhe edhe për drejtimin e BQE-së”, theksoi ajo.
Christine Lagarde mori të martën postin e drejtores së përgjithshme të Bankës Qendrore Europiane duke zëvendësuar italianin Mario Draghi.