Aktualitet Refuzimi i kthimit të vizave për shqiptarët, reagon ambasada holandeze në Tiranë

Refuzimi i kthimit të vizave për shqiptarët, reagon ambasada holandeze në Tiranë

Pasi komisioni Europian refuzoi kërkesën e Holandës për rikthimin e regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë, vendi ka reaguar nëpërmjet Ambasadës në Tiranë.

Në këtë reagim thuhet: “Holanda do të punojë me Shqipërinë për të parë se si shqetësimet tona në lidhje me krimin e organizuar, aplikimet e pabazuara për azil dhe klandestinët që përpiqen të kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet porteve të Holandës, mund të adresohen në mënyrë efikase”.

Ky reagim i qeverisë holandeze përfundon duke nënvizuar se Holanda e vlerëson bashkëpunimin me palën shqiptare dhe sheh si thelbësore adresimin e këtyre çështjeve.