Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se do të kërkonte fillimin e bisedimeve të pranimit në Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në një samit të BE-së në muajin mars.
“Mbi të gjitha, ne dëshirojmë të arrijmë një marrëveshje në Këshillin e ardhshëm Europian në mars për të filluar negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Merkel për gazetarët në Berlin, ku u takua me kryeministrin Edi Rama.
“Të dy vendet kanë bërë shumë përparime”, theksoi ajo.
“Tani do të punojmë shumë për të arritur rezultatet e dëshiruara në mars”, përfundoi Merkel.