Kancelarja gjermane Angela Merkel, në hapje të Panairit Ndërkombëtar të Frankfurtit të enjten, u bëri thirrje prodhuesve të makinave të investojnë më shumë në automjete elektrike.
“Lëvizshmëria e lartë do të ketë çmimin e saj nëse nuk prodhohen automjete më miqësore ndaj klimës”, tha Merkel.
Ajo theksoi se industria e makinave po përballet me një “detyrë herkuliane” në përpjekje për të krijuar një mënyrë më të qëndrueshme të udhëtimit.
Kancelarja paralajmëroi se një zvogëlim i dëshirueshëm i dioksidit të karbonit nga vëllimi i përgjithshëm i trafikut, nuk ishte regjistruar që nga viti 1990.
Merkel i bëri thirrje industrisë së automjeteve të investojë më shumë në prodhimin e makinave elektrike më të lira dhe më të qëndrueshme.
Deutsche Welle thotë se mosbesimi dhe mosinteresimi ishin të dukshme në hapjen e Car Show.
Ngjarja vjetore e Frankfurtit tërhoqi 1.000 ekspozues vitin e kaluar, por këtë vit ky numër ka rënë në 800, me panairin që po mbahet në një sallë më të vogël.
Vëmendja mediatike ishte më e përqëndruar në protestues kundër industrisë së automjeteve sesa në vetë ngjarjen.