Bota Merkel vizitë lamtumire në Francë, Macron i jep titullin e lartë

Merkel vizitë lamtumire në Francë, Macron i jep titullin e lartë

Kancelarja gjermane Angela Merkel zhvilloi një vizitë lamtumire në Francë, ku u përshëndet nga një publik i madh.

Presidenti francez Emmanuel Macron i dha Merkelit çmimin më të lartë të vendit, simbolin e Kryqit të Madh të Legjionit të Nderit.

“Franca ka mësuar të të njohë dhe më pas të të dojë”, tha Macron, duke renditur arritjet dhe punën e Merkelit me presidentët francezë që ajo ka njohur ndër vite.

“Ju keni kontribuar në mbajtjen e Europës të bashkuar pavarësisht nga të gjitha pengesat,” shtoi presidenti francez.

Vizita e fundit e Merkelit ishte në qytetin e Beaune në rajonin e verës në Burgundy, ku ata vizituan një ish-spital i shekullit të 15-të.

Dy udhëheqësit europianë darkuan në “Château du Clos de Vougeot”, një monument që daton në shekullin e 12-të, në mes të vreshtave të Burgundisë.

Francezët e shohin në mënyra të ndryshme trashëgiminë e Merkelit

Kryetare e qetë e qeverisë një apo gjermane dominuese? Është e natyrshme që mendimet e francezëve janë të ndryshme:

“Të gjithë jemi të trishtuar që ajo po largohet”. “Ajo iu përkushtua tërësisht Gjermanisë, i dërgoj nderimet e mia“. “Po do të kisha qenë gjerman, nuk do të kisha dashur që Merkeli të ishte kancelare. Ajo solli një milion refugjatë në Gjermani, dhe ata nuk përshtaten mirë me një demokraci”. “Ajo bashkëpunoi shumë mirë me Francën. Thjesht ajo më pëlqen, është simpatike.”

Në metrat e fundit, Franca e rriti peshën në marrëdhënien gjermano-franceze, kështu perceptohet në Paris. Fakti që Merkeli u pajtua së bashku me Macronin për fondin europian të rindërtimit prej miliarda eurosh, përfshirë borxhet e përbashkëta, i atribuohet këmbënguljes së presidentit francez. Hélene Miard-Delacroix beson se “tandemi Merkel Macron është ai që funksionon më mirë”.

Kështu, Gjermania dhe Franca varen më shumë se kurrë nga njëra-tjetra.

Merkel po largohet nga posti pas gati 16 vitesh si kancelare gjermane dhe vizita në Francë ishte udhëtimi i saj i fundit në Francë në këtë rol.

Tre partitë politike gjermane që formojnë një koalicion kanë thënë se synojnë të kenë një kancelar të ri në fillim të dhjetorit.