Ilda nuk e ka pranuar asnjëherë publikisht se është në një lidhje dashurie me ish-deputetin demokrat Klevis Balliu, ndonëse burime pranë dyshes e konfirmonin romancën.
Megjithatë duket se lidhja e tyre 2-vjeçare pas disa ndarjesh e ribashkimesh ka marr fund përfundimisht.
Burime për Gazeta Shqiptare bëjnë me dije se prej disa kohësh Ilda dhe Klevisi janë ndarë.
Nuk dihen shkaqet që kanë çuar në prishjen e raporteve, por një gjë mbetet e sigurt, ndarja mes tyre është përfundimtare.
Personat e afërt të çiftit shpesh kanë folur për ndarje dhe rilidhje mes tyre, por duket se këtë herë shkëputja është pa kthim pas.