Aktualitet Merret peng te sheshi “Skënderbej” dhe dhunohet një 20-vjeçar në Tiranë

Merret peng te sheshi “Skënderbej” dhe dhunohet një 20-vjeçar në Tiranë

Foto ilustruese

Policia e Tiranës njofton se ka vënë në pranga dy persona, të cilët akuzohen se kanë marrë peng dhe kanë dhunuar një 20-vjeçar, ndërsa kanë nisur hetimet për moskallëzim krimi edhe për një 28-vjeçar.

Në pranga kanë rënë shtetasit D. B., 36 vjeç, dhe E. H., 31 vjeç, të cilët u kallëzuan në polici nga 20-vjeçari, i cili iu tha hetuesve se këto dy persona e kishin marrë peng dhe e kishin dhunuar në mënyrë të vazhdueshme.

“Tiranë, i hoqën lirinë një shtetasi dhe ushtruan dhunë ndaj tij, arrestohen 2 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre. Gjithashtu, u arrestua 1 shtetas tjetër që ka patur dijeni për ngjarjen, por nuk e ka kallëzuar në Polici.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të marrë ditën e sotme nga një 20-vjeçar, se 3 shtetas i kishin hequr lirinë dhe kishin ushtruar dhunë ndaj tij, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

Si rezultat u arrestuan shtetasit D. B., 36 vjeç, dhe E. H., 31 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi H. P., 19 vjeç, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. U arrestua shtetasi T. K., 28 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shtetasit D. B., E. H. dhe H. P., dyshohet se për motive të dobëta, kanë marrë me forcë në sheshin “Skënderbej”, një 20-vjeçar, ndaj të cilit kanë ushtruar dhunë në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa shtetasi T. K. ka patur dijeni për ngjarjen, por nuk e ka kallëzuar atë në Polici. Materialet i kaluan Prokurorisë.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.