Artan Hoxha ka treguar historinë e një tjetër zyrtari të cilin e vidhte pastruesja e shtëpisë, por në këtë rast nuk merrte para nga kasaforta, por nga sirtarët dhe xhepat.
Hoxha tha se zyrtari e gjeti se kush i vidhte paratë, duke vendosur kamera në banesë, por nuk e denoncoi pastruesen në polici.
“Kemi një rast të një zyrtari tjetër, që dyshonte se i vidhnin banesën. Nga kamera gjeti që po e grabiste pastruesja. Nuk e denoncoi. Thjesht largoi pastruesen.
Thirri një nga kompanitë që shesin pajisje, vendosi kamera dhe e gjeti që po e vidhte pastruesja.
Ajo, çfarë gjente nëpër xhepa dhe sirtarë, i merrte ajo…
E gjetën, e larguan pastruesen dhe nuk denoncoi në polici“, deklaroi Hoxha.