Extra Mes baballarëve që thyen “rregullin” dhe dolën me fëmijët është edhe një...

Mes baballarëve që thyen “rregullin” dhe dolën me fëmijët është edhe një ministër

Sot në xhiro me fëmijët ishin edhe disa baballarë, edhe pse “rregulli” për sot ishte që të dilnin vetëm nënat me fëmijët e tyre nën moshën 10 vjeç, të cilët mund të qëndronin nga 5 e mëngjesit deri në orën 11:00 të lirë, për të bërë shëtitje pas javësh të mbyllur në shtëpi.

Disa nga baballarët u detyruan të dilnin për shkak të grave që u kanë kërkuar ndihmë, kryesisht ata me dy fëmijë të vegjël me karroca.

Të tjerë kanë injoruar rregullin, siç u shpreh njëri i cili kishte dalë në pedonale dhe tha: Nuk ka problem, do dal dhe unë më fëmijët me familjen time. Apo fëmijë të cilët fatkeqësisht nuk e kanë nënën e tyre.

Mes nënave që dolën sot, ishte dhe ministrja Manastirliu e cila doli në shëtitje me vajzën në qendër të qytetit.

Por ndër baballarët që dolën sot, ishte dhe Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi, i cili doli për një xhiro me të birin e tij.