Bota Koronavirusi në rajon: Serbia do të rihapë kafenetë, 30 raste të reja...

Koronavirusi në rajon: Serbia do të rihapë kafenetë, 30 raste të reja në Kosovë

30 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Kosovë vetëm në 24 orët e fundit, duke çuar në 510 numrin total të të prekurve. Bilanci i viktimave mbetet në 12, ndërsa janë shëruar 9 pacientë të infektuar me Covid-19.

Të rënda mbeten shifrat në Serbi. Virusi u ka marrë jetën 117 personave dhe ka prekur më shumë se 6 mijë vetë. Megjithatë, qeveria serbe synon të lehtësojë kufizimet duke lejuar dhe hapjen e dyqaneve të vogla si dhe kafeneve. Këto masa të reja do të zbatohen duke nisur nga e marta, kur përfundon dhe izolimi 3-ditor.

Ndërkohë, bilanci i shkaktuar nga koronavirusi pësoi ndryshime dhe në Maqedoninë e Veriut. 53 raste të reja u konfirmuan në orët e fundit, duke çuar totalin e të infektuarve në 1170. Viktimat në këtë shtet janë 49. Greqia po kontrollon më së miri përhapjen e Covid-19, duke shënuar vetëm 2200 të infektuar dhe 110 të vdekur.