Si krijues i përgjigjes liberale suedeze ndaj pandemisë së Covid-19, Anders Tegnell është mësuar të marrë thirrje për dorëheqje, por dhe kërcënime me vdekje.
Por ai nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe është i bindur që me kohë modeli i tij do të dëshmojë të jetë i saktë.
“Unë mendoj se një numër i madh vendesh duhet të kishin menduar dy herë përpara se të merrnin masa shumë drastike për të kufizuar lëvizje”, i tha ai Reuters-it.
“Ishte një eksperiment, jo një model suedez”, theksoi ai.
Dhe ndërsa shumica e vendeve janë përkulur pas dyerve të mbyllura, Suedia është mbështetur në përgjegjësinë e qytetarëve të saj në ruajtjen e distancës sociale dhe ka lënë të hapura shumicën e shkollave, restoranteve, bareve.
Që nga marsi, ekonomia suedeze ka kapërcyer pjesën tjetër të Europës, por më shumë se 5,000 vdekje nga COVID-19 tejkalojnë numrin e vdekjeve në vendet fqinje si Danimarka, Finlanda dhe Norvegjia, të marra së bashku.
Tegnell ka një numër mbështetësish që vlerësojnë qasjen e tij. Meqenëse shefi epidemiolog suedez është gjithashtu një kopshtar i etur, ai mori aq shumë lule në adresën e shtëpisë së tij, sa që një luleshitës i tij lokal u kërkoi atyre që të ngadalësoheshin në porosi.
Në të njëjtën kohë, partia populiste e Demokratëve Suedezë e quan shkallën e vdekjes në mesin e popullatës së moshuar të infektuar me koronavirus si një “masakër” dhe kërkon dorëheqjen e tij, ndërsa policia po heton kërcënimet me vdekje që ai mori.
E tmerrshme, por…
Tegnell, 64 vjeç, pajtohet se numri i të vdekurve është “i tmerrshëm”, por argumenton se ky tregues nuk është rezultat i një qasjeje liberale por që vjen nga kushtet te këqija në shtëpitë e të moshuarve dhe nga një sistem të decentralizuar të kujdesit shëndetësor.
Një veteran i luftës kundër Ebolës në Afrikë, ai beson se kritikët e tij nuk i kushtojnë vëmendje të mjaftueshme pasojave të mbylljes së plotë.
“Është tronditëse se sa pak kemi folur për pasojat shumë negative të karantinës në shumë vende. Dhuna në familje … fëmijët me probleme në shkollë”, tha ai.
“Efektet e strategjive të ndryshme, masa të ndryshme janë shumë më komplekse nga sa kuptojmë sot. Kjo sëmundje është e vështirë për t’u kuptuar”, thotë ai.
Ai shton se disa vende që kanë futur masa drastike, siç janë Spanja, Italia, Britania, kanë vuajtur më shumë sesa Suedia.
Ai, nga ana tjetër, është shumë më i befasuar nga sjellja e fqinjëve nordikë të Suedisë. “Nëse ata kishin ndonjë arsye për t’u mbyllur, ka një pikëpyetje të madhe”.
Por qëndrimi i tij refuzohet nga fqinjët.
“Strategjia e tyre dështoi”, tha Allan Randrup Thomsen, një virolog në Universitetin e Kopenhagës. “Në Danimarkë, shkalla e vdekjes për frymë është pesë herë më e ulët se në Suedi”.