Covid 19 prek edhe median. Gazetarët të vendosur prej fillimit të pandemisë në terren nuk kanë mundur ti shpëtojnë virusit.
Lajmi i një gazetari të infektuar, në Shqipëri është konfirmuar nga drejtoresha e ISHP-së Albana Fico, gjatë konferencës për shtyp.
Fico sqaroi se gazetari është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është izoluar në shtëpi.
Ai po monitorohet nga mjeku i familjes.
Identiteti, për arsye etike, nuk bëhet i ditur.