Bota Koronavirusi mund të dyfishojë urinë në botë

Koronavirusi mund të dyfishojë urinë në botë

Programi Botëror i Ushqimit në Organizatën e Kombëve të Bashkuara paralajmëron se numri i njerëzve që përballen me pamundësinë për të siguruar ushqime mund të dyfishohet dhe të arrijë shifrat 265 milionë, për shkak të vështirësive që po has ekonomia nga pandemia e koronavirusit.

Impakti që kanë dhënë humbja e të ardhurave nga turizmi, rënia e remitancave dhe udhëtimeve dhe masat e tjera shtrënguese të lidhura me pandeminë e Covid-19 mund të çojë 130 milionë njerëz drejt urisë këtë vit, duke ia shtuar këto dhe 135 milionë njerëzve të tjerë përreth botës që ndodhen në këtë kategori.

“Covid-19 është potencialisht një kërcënim katastrofik për milionë që tashmë varen në fije të perit”, u shpreh zyrtari i lartë i WFP, Arif Husain.