Ish-zonjat e para, Michelle Obama dhe Hillary Clinton morën pjesë në inaugurimin e presidentit amerikan Joe Biden. Ashtu sikurse ndodh zakonisht, veshja e tyre nuk kaloi pa u vënë re.
Michelle Obama u shfaq e veshur krejtësisht me lejla në vishnje. Po ashtu edhe zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe Hillay Clinton kishin zgjedhur veshje ku mbizotëronin nuanca të ndryshme të lejlasë.
Sigurisht që ngjyrat e zgjedhura nuk ishin rastësore, por çfarë simbolizon lejlaja?
Lejlaja është ngjyra e flamurit të “suffragette”, flamur që përfaqëson lëvizjen e anëtareve të organizatave të famshme të grave në fillim të shekullit të 20-të, të cilat luftuan për të drejtat e votës në zgjedhjet publike.
Po ashtu, mendohet se veshja e tyre përfaqëson bashkimin e Amerikës pasi kombinimi i ngjyrës së kuqe që përfaqëson partinë Republikane dhe ngjyrës blu që përfaqëson Partinë Demokratike, përftohet ngjyra lejla.