Paraqitjet e mira të Bentacur me fanellën e Juventusit kanë tërhequr interesimin e Barcelonës dhe Manchester City.
Madje interesimi i kampioneve të Anglisë ka qenë më konkret duke bërë një ofertë për uruguaianin në merkaton e verës. Oferta është refuzuar nga Juventus e cila shikon tek 22-vjeçarin një element mjaft të vlefshëm si për të tashmen por edhe të ardhmen.
Bentacur ka një kontratë që e lidh me ‘zonjën e vjetër’ deri në verën e vitit 2024, por nuk përjashtohet mundësia që lojtari të kërkojë të largohet pasi është aktivizuar shumë pak nga trajneri Maurizio Sarri.
Interesimi i të dyja klubeve është mjaft konkret sa që thuhet që të dyja ekipet kanë gati një ofertë për të siguruar shërbimet e mesfushorit verën e ardhshme.