Nga mesha e parë e ditës së parë të vitit, Papa Françesku përshkroi atë që duhet të jetë rruga e paqes, që sipas tij për fat të keq mbetet larg jetës reale të kaq shumë burrave dhe grave dhe, rrjedhimisht, të familjes njerëzore.
Për Atin e Shenjtë duhen përpjekje të shumta për të nxitur dialogun konstruktiv mes kombeve, ndërkohë që sëmundjet me përmasa pandemike përparojnë dhe vijon të dominojë një ekonomi e bazuar në individualizëm dhe jo në ndarjen dhe solidaritetin.
“Dialog do të thotë të dëgjosh njëri-tjetrin, të diskutosh, të biesh dakord dhe të ecësh së bashku. Të nxitësh të gjitha këto midis brezave do të thotë të punosh terrenin e vështirë dhe steril të konfliktit dhe mbeturinave në mënyrë që të kultivosh farat e paqes së qëndrueshme dhe të përbashkët”.
Për kreun e Vatikanit, kriza aktuale shëndetësore ka përforcuar tek të gjithë ndjenjën e vetmisë dhe tërheqjen në vetvete. Papa Françesku është lutur për të gjitha viktimat e pandemisë së Covid-19 dhe familjet e tyre.